09 prill 2011

Marotta: Buffon nuk largohet


Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se portieri i tij, Gianluigici Buffon nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit.

Më herët është raportuar se Buffon do të largohet nga Juventusi ndërsa destinacioni i tij sipas të gjitha gjasave do të ishte Arsenali i cili është shprehur se është i gatshëm të paguaj para të nevojshme për ta transferuar portierin.

“Ne shpresh bisedojmë me të dhe me menaxherin e tij. Ne nuk do ta shesim atë”, tha Marotta për Corriere dello Sport.
/JUVENEWS.TK/