08 prill 2011

Man Utd-Juve, nderojnë legjendën Neville


Manchester United dhe Juventus më 24 maj do të nderojnë karrierën e pasur 18-vjeçare të mbrojtësit legjendar anglez, Gary Neville, i cili për Manchester United ka bërë 602 paraqitje, duke fituar 8 herë Premier League, 3 herë Fa Cup, dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

“Unë jam i kënaqur që më jepet kjo mundësi nga klubi. Kjo do të jetë një natë shumë emocionuese për mua, sidomos kur do të vesh përsëri fanellën e Manchester United. Unë kam ndërmend të shijoj çdo moment dhe unë shpresoj që edhe tifozët do të ndajnë natën time të veçantë”, tha Neville.
/JUVENEWS.TK/