13 prill 2011

Lippi: Dëshiroj ta udhëheq Chelsean


Fituesi i Kupës së Botës,Marcello Lippi ka ofruar shërbimet e tij klubit Londinez,Chelsea, gjithnjë nëse ekipi nga Premier League shkarkon Carlo Ancelottin.

“Do të doja ta udhëheq Chelsean, Premier League më fascinon mua”,deklaroi ai për Radio Mana Mana.

“Nuk jam i kënaqur, ende dua të jem trajner dhe dëshira është atje”.

“Do të doja të jem trajner në Premier League. Do të ishte mirë në Chelsea, por edhe një kombëtare nuk do ishte keq”.
/JUVENEWS.TK/