11 prill 2011

Kompania Nike dëshiron që Neymar të vijë tek Juventusi


Kompania për prodhimin e pajisjeve sportive "Nike" ka deklaruar se dëshiron të shohë brazilianin Neymar tek Juventusi.

"Nike" pajis edhe klubin Juventus dhe lojtarin me perspektivë dhe ka shprehë dëshirë që Neymar të kalojë në radhët e "zonjës së vjetër".

Juventus është shumë i interesuar për ta sjellë brazilianin, mirëpo për ta realizuar një transferim të tillë duhet të paguajë shumë.

Pas harxhimeve të shumta me blerjen e shumë lojtarëve për këtë sezonë, klubi torinez ka paralajmëruar shitjen e shumë lojtarëve që të blejë Neymar.

Me deklarimin edhe të "Nike", ndoshta edhe ata do të sponzorizojnë.
/JUVENEWS.TK/