13 prill 2011

Juventus vihet pas Van der Wielit


Torino, 13 prill - Skuadra e Juventusit po e përcjell mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Gregory van der Wiel, shkroi të martën e përditshmja "Tuttosport".

Mbrojtësi holandez në fund të këtij edicioni pritet të largohet nga Ajaxi, kurse skuadra e Juventusit pritet të bëjë një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e tij.

Van der Wiel është ndër mbrojtësit e krahut më të kërkuar në botë. Për shërbimet e tij interesim kanë treguar edhe Bayern Muncheni, Manchester City, Milani dhe Barcelona.
/JUVENEWS.TK/