14 prill 2011

Juventus: Pirlo gjithmonë e më pranë


Me objektivin Champions Ligë që ende duhet të arrihet, Juventusi është duke lëvizur tashmë në merkato për të ndërtuar një skuadër të madhe për të ardhmen. Kontaktet ndërmjet Marrotës dhe Pirlos duket se janë duke dhënë frytet e shpresuara me mesfushorin kuqezi, që ndodhet në prag skadimi kontrate, dhe që është gjithmonë e më i bindur për t'u larguar nga Milani për t'u bashkuar me projektin bardhezi.

Nga Anglia, ndërkohë mbërrin një lajm shumë bombastik sipas të cilit Paratici është duke tentuar të realizojë blerjen e Karlos Tevezit. Pirlo, Tevez, Van der Viel, Montolivo. Të shumtë emrat që janë afruar pranë bardhezinjve për sezonin e ardhshëm, por me një pikëpyetje të madhe: kualifikimi për në sezonin e ardhshëm të Champions Ligës. Mos arritja e vendit të katërt në renditje do të sillte në këtë mënyrë humbje të mëdha nga pikëpamja ekonomike dhe një apel për shoqërinë bardhezi që, me një tjetër sezon në Europën e vogël, vështirë se do të arrijë të vendosë në shenjë ato goditje të efekshme që presin edhe tifozët.

I vetmi që është jashtë këtij diskutimi duket se është Andrea Pirlo që, vjen pas një sezoni me shumë probleme dhe vështirësi, dhe që ka kontratën në prag skadence me Milanin. E vështirë që kuqezinjtë të rinovojnë marrëveshjen, siç është lajmëruar këto ditë edhe nga Berluskoni vetë, duke vendosur ta lënë të lirë lojtarin të largohet me parametër zero. Në këtë pikë, Juventusi do ti dalë për detyrë të mbulojë vetëm koston e pagës së lartë të mesfushorit breshian për t'i besuar në këtë mënyrë çelësat e mesfushës. Një marrëveshje ndërmjet palëve është gjetur prej kohësh, por mesfushori do të presë deri në fund lëvizjet e Milanit, nga të cilët shpreson të mbërrijë gjithmonë një thirrje në momentin e fundit.

I ndryshëm diskutimi për Montolivon, që nuk po gjen marrëveshjen e rinovimit me Fiorentinën, por që ka admirues në të gjithë Italinë. Për të mbërritur te ky lojtar duhet të fitohet konkurrenca e klubeve të rëndësishme si Milani, Interi dhe Bajern Mynihu dhe në këtë rast do të jetë i rëndësishëm fakti, nëse do të luajnë në Champions Ligë bardhezinjtë sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt dhe kualifikim për në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, që bëhet e detyrueshme për të bërë të ëndërrojnë tifozët bardhezi me idenë e fundit të Fabio Paraticit.

Njeriu i merkatos bardhezi në fakt është duke folur me menaxherin e sulmuesit të Manchester Sitit, Karlitos Tevez, për të kuptuar mundësinë e një transferimi të argjentinasit në Torino sezonin e ardhshëm. Investimi i kërkuar është nga ato më të rëndësishmit: të paktën 30 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit nga Manchester Siti dhe të paktën 6 milionë të tjerë në çdo vit për lojtarin. Një mision i pamundur për arkat juventine, nëse nuk arrihet kualifikimi për në Champions Ligë, pa harruar që lojtari nuk do të lëvizte për të luajtur përsëri një vit në Europa Ligë, një mundësi pothuajse e pamundur. Të ëndërrosh nuk kushton aspak, por ta kryesh me një kualifikim në xhep e bën gjithçka më realiste.
/JUVENEWS.TK/