08 prill 2011

Juventus në garë për Bejl


Skuadra e madhe italiane Juventus është duke menduar seriozisht që të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër”, është duke menduar që gjatë verës në Torino, ta sjellë mbrojtësin Totenhemit, Garet Bejl.

Juve është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro, plus sulmuesin Iakuinta për uellsianin.

Mësohet se negociatat në mes dy klubeve ende nuk kanë nisur, por siç raportohet bisedimet për transferimin e mbrojtësit të “Spurs”, mund të nisin shumë shpejt.

Bejl kërkohet edhe nga Real Madridi, Barcelona dhe Mançester Junajted.
/JUVENEWS.TK/