12 prill 2011

“Juve-Montolivo, arrihet akordi”


Tratativa për të sjellë Riccardo Montolivo (26) në Torino regjistron hapa të rëndësishëm përpara. Sipas Panorama, Juventusi ka arritur akordin me lojtarin dhe ka firmosur një parakontratë prej 2.5 milion euro.

Mbetet për t’u arritur edhe marrveshja me Fiorentinën e cila nuk besohet se do të hap probleme duke qenë se kontrata e Montolivos skadon vitin tjetër.

Si rrjedhojë, Aquilani është gjithnjë e më larg Torinos. /fcjuventus-news/