09 prill 2011

Fiorentina futet në garë për Vuçiniçin


Drejtuesit e Juventusit nuk do të duhet të luftojnë vetëm me klubet angleze për të siguruar kartonin e sulmuesit të Romës Mirko Vuçiniç. Sipas shtypit italian, në fakt, është futur një tjetër ekip në garë për sulmuesin malazias: Fiorentina.

Sulmuesi i verdhekuqve do të ishte zëvendësuesi ideal për Alberto Xhilardinon (nëse ky do të largohej) dhe klubi toskan do të kishte “armën” e duhur për të bindur ish-sulmuesin e Leçes që të transferohet në Firence: Pantaleo Korvino. Drejtori sportiv i Fiorentinës e njeh shumë mirë Vuçiniçin, që nga koha kur luante me verdhekuqtë e Leçes.
/JUVENEWS.TK/