13 prill 2011

FIFA, Shqipëria e 50-ta për herë të parë


Shqipëria ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në renditjen e reprezentacioneve bërë nga FIFA për muajin mars, me kombëtaren kuq e zi e cila e sheh veten për herë të parë në pozitën e 50-të në histori të saj.

Bëhet fjalë për një ngritje prej 23 vendesh, e cila vjen pas fitores historike ndaj Bjellorusisë në Qemal Stafa.

Pos tjerash vlen të përmendet se Italia është rikthyer në top 10, ndërsa Brazili ka rifituar pozitën e tretë, me Gjermaninë që është zhvendosur në pozitën e katërt të kësaj rangliste.
/JUVENEWS.TK/