08 prill 2011

E ardhmja e Bufonit sërish në dyshim


Edhe pse po bën të pamundurën për t’u rikuperuar, Xhanluixhi Bufon, nuk do të jetë i gatshëm as në ndeshjen kundër Xhenoas. Në ndeshjen e së dielës në mesditë, porta e Juves do të mbrohet nga Marko Storari, i cili pritet të jetë trashëgimtar i Bufonit në portën e bardhezinjve, vitin e ardhshëm.

Paqartësitë rreth së ardhmes së Bufonit në klub vijnë për shkak të problemeve fizike që ai po kalon. Po për të mos mjaftuar kjo edhe rivaliteti me Storarin po ndikon në largimin e Xhixhit nga bardhezinjtë.

Merkatoja për të nuk është diçka e re: por të mos harrojmë që flitet për një merkato të gatshme për të hedhur kthetrat në një nga portierët më të mirë, i cili ka konfirmuar rikthimin në kushte optimale të formës së tij. Portieri është rikthyer nga një kohë e gjatë pushimi që ka bërë pas operacionit, ndërkohë që është dëmtuar sërish dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës për kampionat.

Le të kujtojmë mungesën më të fundit të tij në ndeshjen kundër Romës. Thuhet se portieri nuk është aktivizuar sepse ka qenë me ethe dhe temperaturë të lartë. Sërish, disa ditë më parë, në ndeshjet që ka zhvilluar me kombëtaren në javën e kaluar, portieri ka shfaqur probleme në avion dhe menjëherë është mbikqyrur nga doktori i kombëtares, Kastelaci.

Bufonit dhe Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin. Portierit pritet t’i bëhen sërish vizita mjekësore e në këtë pikë do të zbulojmë nëse pasojat e shfaqura janë nga operacioni apo bëhet fjalë për diçka tjetër.
/JUVENEWS.TK/