12 prill 2011

Del Piero kërkon fitore


Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, i ka inkurajuar bashkëlojtarët e tij që të japin maksimumin për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër aktualisht gjendet gjashtë pikë larg pozitës së katërt, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa Del Piero kërkon që skuadra t’i fitojë ndeshjet e mbetura.

“Kemi qenë në gjendje t’i fitojmë tri ndeshje radhazi, por duhet të mendojmë edhe për ndeshjet e radhës”.

“Për çdo rast, është shumë herët për t’i çuar duart, por është e rëndësishme që ta ruajmë besimin në vete deri në fund të sezonit”, ka thënë Alex.
/JUVENEWS.TK/