09 prill 2011

Del Neri në konferencë për shtyp: “ Storari konfirmohet, Buffon gjithnjë e më pranë Romës”


Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Del Neri sqaron situatën në portën bardhezi. Pikë së pari, Buffon nuk është grumbulluar për sfidën kundër Genoa dhe duket se në portë do të rikonfirmohet Marco Storari.

Del Neri:

“Storari dhe Buffon janë sqaruar tashmë. Marco e di që në portë ka disa hierarki që duhen respektuar, por për momentin Storari është më në formë se Gigi dhe nuk ka probleme fizike. Duhet të luajmë sic bëmë me Romën sepse jemi në një fazë kritike të kampionatit”

Edhe pse Del Neri kërkon t’i hedhë ujë zjarreve që janë ndezur rreth Buffon, duket se e ardhmja e Gigi është larg Torinos. Manchester United po hedh grepat per Neuer dhe De Gea dhe City duket se po konfirmon besimin tek Hart. Si pasojë, i vetmi destinacion i mundshëm për Buffon mbetet Roma. /fcjuventus-news/