10 prill 2011

Del Neri: Merituam fitoren


Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri ka përgëzuar lojtarët e tij në fitoren kundër Genoas duke shtuar se Biankonerët shënuan fitore plotësisht të merituar në këtë takim.

“Ne luajtëm nën nxehjen e Diellit, luajtëm në një ditë në të cilën është dashur të shkojmë në plazh dhe të rrezitemi pak”.

“Lojtarët luajtën shumë mirë për ta rikthyer rezultatin. Ne patëm shtatë apo tetë raste të mira për shënim. Ne çdo herë ishim në rrjedhat e lojës”, tha Del Neri për Sky Sport Italia menjëherë pas ndeshjes.
/JUVENEWS.TK/