14 prill 2011

Chiellini nuk është në shitje


Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini do të mbetet në klub, ka njoftuar menaxheri i tij, Davide Lippi.

Reprezentuesi italian spekulohet se kërkohet nga Real Madridi dhe Manchester City, ndërsa thuhej se mund të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni.

Por, Lippi ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Torino.

“Nuk mendoj se Juventus planifikon shitjen e një futbollisti të rëndësishëm si Giorgio. Ai aktualisht është i përqendruar në rikuperim nga lëndimi për t’i ndihmuar ekipit në fazën përfundimtare të sezonit”, tha Lippi.
/JUVENEWS.TK/