09 prill 2011

Cecenia thërret Juventusin


Skuadra cecene Terek Grozny, e cila po cudit kampionatin rus me lëvizjet e fundit, vazhdon të mahnisë Europën. Pasi firmosi më ish-milanistin Ruud Gullit si trajner, tani inauguron stadiumin e ri prej 35.000 vendesh.

Kjo do të ndodhi datën 9 Maj dhe në ceremoni është ftuar ish-kampioni bardhezi Zinedine Zidane, i cili duket se ka dhënë gatishmërinë për të qenë i pranishëm. Konfirmimi vjen nga vetë Ministri i Sportit cecen në një intervistë për L’Equipe:

Zidane ka konfirmuar që atë ditë do të jetë i pranishëm në kryqytetin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Shpresa jonë tani është që atë ditë të jetë i pranishëm edhe Presidenti i UEFA, Michel Platini”

Vetë ministri bën të ditur që me rastin e këtij evenimenti, po mendohet edhe organizimi i një miqësoreje kundër një klubi të madh europian:

“Zgjedhja përfundimtare nuk është bërë ende. Ka bisedime me Barcelonën, Manchester United dhe Juventus”

Sigurisht që bardhezinjëve u bëhet qejfi që konsiderohen një klub me nivel të lartë europian, edhe pse prej një skuadre të një rajoni që nuk njihet akoma si sovran dhe autonom nga shteti rus. /fcjuventus-news/