11 prill 2011

Buffon e do Juventusin


Emri i Gianluigi Buffonit vazhdon të përfolet para afatit kalimtar të verës dhe deri në fundjavë mundësia e largimit të tij nga Juventus në fund të këtij sezoni dukej më tepër se një ide.

Mirëpo, menaxheri i portierit italian, Silvano Martina, ka sqaruar gjendjen e klientit të tij duke theksuar se Buffon është i lumtur në Juventus.

“E vetmja gjë të cilën nuk e kam të qartë është motivi për të cilin vazhdon të flitet vazhdimisht rreth Buffonit, kur ai ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë dhe është i lumtur në Juventus”, tha Martina për Tuttojuve.com.
/JUVENEWS.TK/