14 prill 2011

Bonuci: "Juventus, duhet të besojmë deri në fund"


Që një javë më parë, përpara ndeshjes kundër Xhenovas, Leonardo Bonuci ishte shprehur i bindur për mundësinë e Juventusit për të arritur në Europën e madhe, mbase në atë më prestigjiozen. Pas suksesit që bardhezinjtë kanë arritur ndaj kuqebluve në fundjavë, që ishte edhe fitorja e tretë radhazi, besimi në këtë arritje bëhet edhe më i madh dhe mbrojtësi e ka përsëritur këtë synim nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet:

"Mendoj se, mund ta shpreh me siguri dhe qetësi që e kemi merituar me të vërtetë fitoren, shkruan Leonardo. Në fushën e lojës është parë një Juventus shumë i aftë për të reaguar dhe për të luftuar deri në fund, me një grintë dhe një përqendrim që, sidomos në pjesën e dytë të dielën, ka bërë diferencën. Fitorja e arritur, e treta radhazi pas atyre kundër Romës dhe Breshias, na ka dhënë më shumë moral për të ardhmen dhe tregon që pavarësisht vështirësive të kemi pasur në muajt e fundit skuadra ka akoma shumë për të treguar.

Jemi rikthyer në garë për objektiva të rëndësishëm që do të kërkojmë t'i arrijmë me të gjithë forcën tonë". Bonuci nuk specifikon objektivin, por tregon rrugën për ta arritur: "Europa Ligë ose Champions Ligë, nuk e di. Duhet vetëm të vazhdojmë me bindje në ndeshjet e fundit, ndeshje pas ndeshje, dhe më pas të kryejmë llogaritë pas disa javësh. Por, asgjë nuk duhet të mbetet pa u provuar deri në fund, duhet të besojmë".
/JUVENEWS.TK/