10 mars 2011

Zarate nuk largohet

Menaxheri i Mauro Zarates ka thënë se sulmuesi argjentinas do të respektojë kontratën e tij me Lazion. Zarate, i cili ka edhe tre vjet në kontratën e tij aktuale, spekulohej me kalim në Juventus gjatë janarit, por qëndroi në Stadio Olimpico pasi presidenti i klubit Claudio Lotito insistoi se ai nuk ishte në shitje.

Menaxheri dhe vëllai i Zarates, Sergio ka insistuar se 23 vjeçari nuk do të largohet nga Roma. “E ardhmja? Kemi edhe tre vjet kontratë me Lazion dhe duam ta respektojmë atë”, tha Sergio Zarate për Radio Mana Mana.
/JUVENEWS.TK/