09 mars 2011

Van Gaal sjell Ribery dhe Schweinsteiger me vete

Një Juventus që punon nën gjurmët e të ardhmes tashmë që vendi i 4-ërt duket një objektiv i largët. Një nga problemet kryesore që shqetësojnë dretuesit bardhezi është guida teknike e ekipit. Duke qënë se Del Neri është një nga të larguarit e sigurtë në verë, flitet shumë për zëvëndësimin e tij.

Emrat që qarkullojnë për në Qershor janë: Spalletti, Gasperini, Conte, Deschamps dhe së fundmi edhe Van Gaal. Orët e fundit janë rritur përqindjet e këtij të fundit, pikërisht sepse ka arritur një prishje konsensuale të kontratës së tij, këtë Qershor me Bayern Munchen.

Me ardhjen e tij në Torino Juve do të kishte më shumë mundësi për të marr Ribery(objektiv i vjetër i merkatos) dhe Schweinsteiger, të preferuarit e strategut hollandez. Juve do të siguronte kështu një treshe me besueshmëri të lartë dhe eksperiencë ndërkombëtare për të rihyrë në horizontin e lavdisë.

Ndërkohë flitet për hipotezën e një trajneri që të drejtojë Juven për pjesën e mbetur të sezonit, në rast dështimi në Cesena. Pëlqehet Vialli i cili prononcohet kështu:” Nuk më ka telefonuar njeri. Në rast se do të ndodhte, do ta mendoja”.

Dhë së fundmi, sipas Daily Mirror, Juve ka hedhur sytë nga sulmuesi suedez i Bolton Johan Elmander(30), në skadencë kontrate. Ndiqet edhe nga Roma, Lazio, Inter dhe Fiorentina. /fcjuventus-news/