03 mars 2011

Van Bomel: "Alegri është tipi im, por kujdes Juventusin"

JUVENEWS.TK - ju sjell një intervist më të zgjeruar të mesfushorit Rosoner, Mark Van Bollell

Milano (Itali)- I mbërritur në mënyrë surprizë, si kurorëzim i një merkatoje në muajin janar që ka sjellë lojtarë shumë të vlefshëm për skuadrën, holandezi Mark Van Bomel është duke u shfaqur si një luftëtar shumë i vlefshëm në mesfushën kuqezi.

Duke parë edhe dëmtimin e Andrea Pirlos, lojtari holandez ka marrë prej dore skuadrën, duke garantuar muskuj dhe gjeometri përpara mbrojtjes. I intervistuar nga gazeta italiane 'Il Giornale', ish-mesfushori i Bajern Mynih dhe Barcelonës ka shprehur të gjithë kënaqësinë e tij për atë që është duke arritur në Itali, dhe dëshirën e tij për të mos u ndalur.

"Unë kërkoj të adaptohem përballë nevojave të skuadrës, pas 5 minutash kuptoj se kush janë nevojat taktike të një ndeshjeje dhe filloj të jap këshilla për shokët e repartit. Nëse luajmë kundër një skuadre që krijon superioritet numerik në mesfushë, unë i drejtohem Robinjos dhe i kërkoj të kthehet të na japë një dorë ndihmë. Merita mbase është edhe e kurseve si trajner që jam duke frekuentuar në Holandë prej disa muajsh: duhen 4 patenta për të marrë një bankinë në vendin tim, unë kam arritur tashmë ti kaloj dy të tilla".

Një e ardhme në bankinë që po përgatitet dhe kështu që të arrijë të gjykojë Masimiliano Alegrin nuk është e vështirë shumë: "Është një tip i qetë, flet pak, por kur e bën është shumë i vendosur, është pikërisht tipi që unë preferoj". Dhe të thuash që debutimi në Itali nuk ishte i lehtë, me atë ndëshkim me karton të kuq në Katania që tregon njëlloj hakmarrje: "Në Katania kam kuptuar, në lëkurën time, që duhet të qetësohesha më shumë, në të kundërt do të isha ndëshkuar me karton të kuq në çdo ndeshje. Dhe në fakt në ndeshjet e fundit nuk kam marrë as edhe një karton të verdhë. Kam mësuar menjëherë stilin e arbitrave italianë".

I surprizuar nga Milani

Mark Van Bomel, që ka luajtur në skuadra të mëdha europiane si Psv Eindhhoven, Bajern Mynih dhe Barcelona, ka mbetur shumë i surprizuar nga Milani: "Më ka prekur shumë puna që zhvillohet prapa kuintave nga shoqëria, pra, të gjithë ata persona që punojnë çdo ditë për të ndihmuar lojtarët, sidomos ato që sapo kanë mbërritur.

Kur kam qenë kapiten tek Psv dhe Bajern Mynih, ky ka qenë një mision që i besohej kapitenit. Dhe është ky motivi që edhe ne kemi zbarkuar nga një tjetër futboll, jemi gjendur menjëherë në nivelin tonë më të mirë dhe jemi ambjentuar pa vështirësi të mëdha". Vlerësim maksimal nga Mark Van Bomel edhe për Ibrahimoviç, "të cilin e kam njohur në Holandë, kur ai luante për Ajaksin, në vitin 2001. Nëntë vite më pas e kam rigjetur në Milanelo si një fenomen të vërtetë" dhe në nivelet e një poligloti: "Duket e lehtë, por ndërkohë është shumë e komplikuar.

Sepse flas gjermanisht me Merkel, holandisht me Sedorf, me brazilianët përdor spanjishten time modeste dhe me Ibrahimoviç flasin shpesh herë anglisht". Po me Kasanon? "Kur dua e kuptoj edhe dialektin e tij, por duroni. Me Antonion kam pasur një debat në stërvitje, një minut dhe më pas ka përfunduar gjithçka. Është një njeri që flet shumë, jashtë fushe, një lojtar i madh gjithsesi. Unë jam një njeri ndryshe, flas vetëm kur punoj në fushën e lojës".

Prapaskenat e kalimit tek Milani

Më pas, Mark Van Bomel kthehet të tregojë edhe prapaskenat e kalimit të tij tek Milani: "Rumenige dhe Uli Hënes kanë njerëz shumë xhentilë: sapo i kam treguar atyre për dëshirën për t'u transferuar tek Milani, kanë pranuar gjithçka dhe më kanë dhënë rrugë të lirë". Edhe se vetëm për një kontratë gjashtë mujore: "E kam bërë, sepse bëhej fjalë për Milanin, kam thënë po edhe se e dija që nuk mund të luaja në Champions Ligë.

Tani i takon shoqërisë të bëj lëvizjen e radhës, unë punoj dhe mendoj për të ardhmen. Në muajin prill do të mbush 34 vite, por edhe disa vite të tjera në nivele të larta mund ta garantoj, ndihem mirë fizkisht dhe kjo është shumë e rëndësishme". Mesfushori holandez zbulon edhe një detaj shumë interesant, ka qenë gjithmonë një tifoz i Milanit: "Jua shpjegoj menjëherë: kur kam qenë fëmijë, në Holandë shikoj shumë Milani i madh i holandezëve, e shikoja në television dhe jemi dashuruar.

Gjermanët kishin shumë frikë nga Interi, natyrisht, për shkak të Mateusit dhe Klinsmanit". Në mbyllje të komentit të tij, Van Bomel ka folur për ndeshjen e të shtunës, në shtëpinë e të plagosurve të Juventusit: "Një skuadër që është e aftë të të krijojë probleme.

Dhe e dini përse?

Sepse është gjithmonë e komplikuar t'i përballosh si favoritë. Njoh shumë mirë Saliamixhiç, është një mik i vjetër. Shpresoj që të shkojë gjithçka mirë ashtu si në sezonin e shkuar në Champions Ligë, ku me Bajern Mynih arritën ta mundim shumë lehtë Juventusin në Torino".
/JUVENEWS.TK/