05 mars 2011

United transferon Pastoren?

Manchester United është duke e përfunduar marrëveshjen për të transferuar superyllin e Palermos, Javier Pastore.

Raportet në Argjentinë pohojnë se Pastore ka arritur marrëveshje verbale me Manchester United. Gjithashtu mediat në Cordoba aty ku ka lindur Pastore njoftojnë se agjenti i Pastores, Marcelo Simone është duke e përfunduar marrëveshjen me Manchester United për Pastoren.

Radio Event raporton se Sir Alex Ferguson do të paguajë plotë 40 milion euro për të transferuar Pastoren i cili ishte lojtari kryesor i klubit Sicilian që kurrë u transferua atje.

Gjithashtu drejtuesit e Barcelonës kanë udhëtuar në Itali për të arritur ndonjë marrëveshje me Palermos për Pastoren por si duket Manchester United ishte më i aftë në këtë punë.
/JUVENEWS.TK/