17 mars 2011

Udhëtim brenda Juventusit: “Pakt mes Agnelli-Elkann”

Në faqet e La Gazzetta dello Sport nis sot një udhëtim brenda Juventusit për të shpjeguar arsyet e krizës. Juventus që prej Majit të 2010-ës drejtohet nga Agnelli, tregon që Exor është e interesuar për Juventusin.

Për të ringritur Juventusin do të garantohet një shumë e madhe për t’u shpenzuar në merkato. Asnjë rritje kapitali, por do të mbështeten tek sponsorizimet, tek fitimet e stadiumit të ri dhe tek një sistem huazimesh nga vetë Exor.

Do të mbështeten shumë tek të rinjtë nga 16-18 vjec, në mënyrë që të ndërtohet një skuadër për të ardhmen, por pa harruar 4 kampionët që janë prëmtuar për këtë vit. Del Neri do të jetë i vetmi që do të paguajë, kurse Beppe Marotta dhe Fabio Paratici do të vazhdojnë të drejtojnë Juventusin nga ana teknike. /fcjuventus-news/