20 mars 2011

Tuttosport:”Spalletti kërkon Juventusin”

Duket se po shkon drejt një përfundimi të lumtur historia mes Juventus dhe Luciano Spalletti. Sipas Tuttosport, tashmë është pikërisht trajneri i Zenitqë po shtyn dy skuadrat që të arrijnë akordin. Eleminimi nga Europa League i Zenit, po luan një rol të rëndësishëm.

Problemi mbetet tek kontrata prej më shumë se 4 milion euro dhe shuma që i duhet paguar Zenit për të prishur kontratën. Kontaktet me Marotta-n janë prej kohësh. Spalletti të martën do të jetë në Itali me rast të pushimit që do të kenë kampionatet, për shkak të kombëtareve. Do të jetë një mundësi për të diskutuar rreth kontratës së tij. /fcjuventus-news/