09 mars 2011

Tuttosport:”Juve, Capello kthehet si drejtues”

Në fillim flitej për një drejtim të Juves nga Lippi dhe Blanc por tashmë duket se ka patur bisedime mes Capello-s dhe Agnelli-t gjatë një darke.

Trajneri aktual i Anglisë dhe Presidenti i Juventusit, sipas Tuttosport, kanë biseduar për mundësinë e afrimit të Capello në drejtimin e Juventusit nga një tavolinë. Kjo gjë do të ndodhi nëse sezonin e ardhshëm Marotta dhe Paratici, nën mbikqyrjen e vetë Agnelli-t nuk do të arrijnë objektivat e premtuar. Kështu Don Fabio do të drejtonte Juventusit nga viti 2012 në rolin e drejtuesit të përgjithshëm.

Kjo gjë nuk është për t’u përjashtuar sepse ka qënë vetë Capello që ka pranuar se pas Anglisë kërkon të rresht së stërvituri skuadra futbolli. Mbase kjo gjë e ka bërë Presidentin e Juventus që të konsiderojë hipitezën e një afrimi të tijin në nivelin menaxherial të ekipit.
Na mbetet të presim /fcjuventus-news/