05 mars 2011

Tiago Silva paralajmëron Juven

“Jemi duke u përgatitur shumë mirë për ndeshjen ndaj Juves, po stërvitemi në maksimum dhe shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të madhe.” Tiago Silva shpreh edhe mendimin e tij për sfidën e kaluar: “Kundër Napolit luajtëm shumë mirë.

Ndoshta ata ishin të lodhur, sepse kishin luajtur një tjetër ndeshje 3 ditë më parë, por ishte sigurisht fati ynë, pasi ata kanë një ekip të mirë, që vrapon shumë.” Për sfidën me Juven shton:

“Juventusi ka një ekip të madh, nuk e di pse po kalojnë këtë moment të vështirë, por kanë një ekip të mirë dhe për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj dhe duhet të bëjmë kujdes,” përfundon mbrojtësi i Milanit.
/JUVENEWS.TK/