11 mars 2011

Të Ftuarit e Del Nerit kundër Cesenes

Në kuader të Javes 28 në Serie A Juventus pas tri humbjeve udhëton drejt Cesena. Ndeshjet do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Cesena aktualisht ka 28 pikë dhe gjindet në vendin e 17 në rënditjen tabelare me pikë të barabarta me Leccen në një zonë që të largon nga Serie A.

Javën e kaluar Cesena ka arritur një fitore me rezultat 3-2 në Genoa kundër Sampdoris dhë dëshirojn që të vazhdojn me rezultate të mira për tu larguar nga zona e rrezikut.

Ata shpresojn në një rezultat të mirë kundër Juventusit, ose të paktën një pikë me të cilat për të siguruar orekset e udhëheqësve të klubit dhe të mbështetësve.

Nga ana tjeter Juventus vjen nga tri rezultate negative, kunder Lecces 2-0, Bolognes 2-0, Milanos 1-0 dhe për ta e nevojshme është vetëm fitorja që ti kalojnë rezultatet negative.

Cezena është e 17 në Tabel me 7 fitore, 7 barazime dhe 14 humbje, si vendas ka shenuar: 5 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje, kurse si mysafir ka shenuar: 2 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje, që do të thotë se më mirë luajn në fushën e tyre se sa jasht fushës.

Cesena në ndeshjen kundër Juves vjen me tri rezultate pozitive:

1.Barazim me Parmen 2-2
2.Fitore ndaj Chievos 1-0
3.Fitore ndaj Sampdoris 3-2

Për këtë takim trejneri Luigi Del Neri nuk do të mund të llogarit në De Ceglie, Rinaudo, Sissoko, Melo, Barzagli dhe Quagliarella, ndërsa Cesenes do ti mungojn: Budan, Sammarco dhe Felipe.

Cesena ka shenuar fitoren e fundit ndaj Juventusit në vitin 1987 me rezultat 2-0 në Torino. Vlen të përmendet se në 6 ndeshjet e fundit si vendas Cesena ka arritur 5 herë të barazoj.

Ndeshja do të luhet nesër më 12.03.2011 me fillim nga ora 20:45 në stadiumin "Dino Manuzzi".

Për këtë takim Del Neri ka ftuar keta futbollist:

1 Buffon
2 Motta
3 Chiellini
8 Marchisio
9 Iaquinta
10 Del Piero
13 Manninger
14 Aquilani
15 Barzagli
17 Traoré
19 Bonucci
21 Grygera
23 Pepe
25 Martinez
27 Krasic
30 Storari
32 Matri
35 Buchel
40 Spinazzola
43 Sorensen

/JUVENEWS.TK/