16 mars 2011

Tasci një hap larg Juventusit


Mbrojtësi 23vjecar gjerman me origjinë turke di Shtuttgart, Serdar Tasci ka qenë prej vitesh një ndër objektivët e merkatos juventine, se bashku me ish-shokun e tij të skuadrës Fernando Meira, që tashmë luan për Zenit.

Marrveshja ka qenë gjithmonë në prag të përmbylljes pozitive, por disa detaj e kanë prishur gjithmonë negociatën

Tashmë cdo gjë duket drejt përmbylljes dhe këtë e konfirmon 4-4-2.com, e cila shprehet se Juventus ka gati ofertën prej 10 milion euro, që mjafton për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri gjerman.

Tasci vlerësohet nga specialistët që një nga mbrojtësit me shumë të ardhme në Gjermani, por që tashmë kërkon të largohet nga Shtuttgart, duke qenë se ajo lundron në zonën e mbijetesës në Gjermani. Tasci do të ishte përforcimi i duhur për mbrojtjen juventine. /fcjuventus-news/