05 mars 2011

Tardelli i hidhur:” Juventus, nuk ke personalitet”

Përtypet hidhur ish-simboli bardhezi Marco Tardelli, tanimë zëvëndës trajner i Irlandës së Trapattoni-t: ”Marotta ka punuar mirë, por ka patur disa dëmtime që kanë cekuilibruar ekipin.

Kur cdo gjë shembet dhe nuk ke lojtarë me personalitet, gjë që nuk po e shikoj tek ky Juventus, është e vështirë të qëndrosh lart. Gjithsesi është mirë të presim edhe pak.

Ndeshja me Milanin mund të jetë vendimtare”- përfundoi Tardelli për Tuttomercatoweb. /fcjuventus-news/