18 mars 2011

“Statistikat e Juventus-Brescia”

Para sfidës së fazës së parë (1-1), Juventus kishte 5 fitore rradhazi kundër Brescia, Juve është skuadra që ka fituar më shpesh kundër Brescia-s në Serie A, 25.

Të tre dyluftimet e mëparshme mes Del Neri dhe Iachini në Serie A kanë përfunduar në barazim. Në Torino bardhezinjtë janë të pamposhtur nga Brescia dhe numërojnë 16 fitore dhe 5 barazime.

Skuadra e Del Neri ka koleksionuar vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Bardhezinjtë kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi dhe kanë shënuar vetëm 2 gola.

Nga ana tjetër Juventus ka pësuar 22 gola në shtëpi: mbrojtja më e keqe e Serie A. 5 nga 6 golët e shënuar së fundmi nga Juventus, mbajnë firmën e Matri-t.

Brescia vjen nga 4 barazime rradhazi, 2 nga të cilët 0-0. Në transfertë nuk fitojnë prej 12 ndeshjesh, por kanë barazuar në fushat kundërshtare të Roma, Udinese dhe Napoli. /fcjuventus-news/