16 mars 2011

Spalleti zëvendësues i Del Nerit?

Juventusi është duke planifikuar që moti shkarkimin e Luigi Del Nerit, por e ka problem ta gjejë pasuesin e tij, ndërsa mediumet në Apenine kanë filluar të lakojnë emrin e Luciano Spalletit.

Përkundër faktit se bordi ka shprehur besimin në trajnerin aktual, i cili ka sjellë ca rezultate katastrofale, është Zonja e Vjetër ajo që tashmë ‘prapa shpinës’ së Del Nerit ka kërkuar strategun e ri.

“Juventusi tashmë ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Del Nerit. Në fakt, kjo po ndodh që prej janarit. Del Neri do të largohet në qershor, kjo është pothuajse e sigurt, ndërsa unë do të thosha se gjasa qe kjo të ndodhë janë të mëdha nëse gjërat vazhdojnë kështu”, u shpreh një burim për Goal.com.
/JUVENEWS.TK/