19 mars 2011

Sezon i mbyllur edhe për Iakuintën

Frikë për Juventusin: Iakuinta, i cili e ka lënë pa përfunduar stërvitjen e së enjtes për shkak të një tërheqjeje muskulare, i është nënshtruar kontrolleve specifike, të cilat kanë evidentuar një këputje të muskulit femoral në kofshën e majtë.

Dëmtimi do të dojë të paktën 3 muaj për t’u rikuperuar, kështu që sezoni duket i mbyllur. Lajme pozitive për Martinez, Tonin dhe Traoren, të cilët janë bashkuar me grupin. Felipe Melo nuk do të jetë në dispozicion ndaj Breshias. Tashmë Del Nerit i kanë mbetur në sulm vetëm tre lojtarë: Matri, Toni dhe Del Piero.
/JUVENEWS.TK/