19 mars 2011

Sevilla dhe Real në garë për Felipe Melo

Mesfushori Brazilian, Felipe Melo është pranë largimit nga skuadra e Juventus pas interesimit që kanë shprehur skuadrat spanjolle Sevilla dhe Real Madrit. Sipas raporteve ai do largohet nga Torino afatin kalimtar të verës.

Melo nuk po kalon qaste të mira te Juventusi dhe tashme skuadrat spanjolle dëshirojnë që ky ankth i Melos të përfundoj duke e transferuar larg Juventusit.

Sipas Tuttosport, ofertat që ka marr Juventusi për brazilianin janë rreth 15-18 milion euro. Vlera e tij ka rënë që kur ai u transferua në Juventus për 25 milion euro në vitin 2009.
/JUVENEWS.TK/