04 mars 2011

Seria A, 13 trajnerë rrezikojnë largimin

11 javë nga fundi i kampionatit, 13 trajnerë të 20 skuadrave të Serisë A rrezikojnë largimin e tyre përpara apo pas përfundimit të sezonit.

Befasues fakti që në listën e publikuar nga “Mediaset” figuron edhe Leonardo, i cili pavarësisht se po bën një punë të mirë tek Interi, do të largohet për t’i lënë vendin Mourinho-s, nëse portugezi shkarkohet prej Realit.

Montella, Mihajlovic dhe Delneri janë emra të tjera që duhet të largohen. Për dy të fundit do të jenë përcaktuese rezultatet e dobëta të Fiorentinës dhe Juventusit, ndërsa numrit një në stolin e Romës iu bë e qartë që në fillim se është i përkohshëm, deri në gjetjen e një trajneri të madh.

Di Carlo e Marino do të jenë të detyruar t’i thonë lamtumirë Sampdorias dhe Parmës, përkatësisht, në fundin e sezonit, ashtu siç do të bëjë edhe Iachini me Brescia-n apo Ficcadenti i Cesena-s.

I sigurt për momentin është Allegri, por gjithçka mund të ndryshojë nëse Milani humb titullin dhe Reja tek Lazio, ashtu si Mazzari tek Napoli apo Guidolin tek Udinese. Kjo është lista e plotë e “Mediaset”-it:

Kanë vendin e sigurt:
Allegri (Milan), Donadoni (Cagliari), Mazzari (Napoli), Reja (Lazio), Guidolin (Udinese), Pioli (Chievo)

Janë në dyshim:
Leonardo 70% (Inter), Ballardini 70% (Genoa), Malesani 70% (Bologna), Cosmi 50% (Palermo), Delneri 40% (Juventus), Simeone 35% (Catania), De Canio 35% (Lecce).

Do të largohen:
Di Carlo (Sampdoria), Ficcadenti (Cesena), Iachini (Brescia), Marino (Parma), Mihajlovic (Fiorentina), Montella (Roma), Mutti (Bari)
/JUVENEWS.TK/