08 mars 2011

Rubin Kazan 20 milion euro për Buffon

Një lajm i bujshëm na vjen nga Rusia.

Rubin Kazani është gati të ofrojnë për portierin e kombetarës italiane dhe te Juventusit, Gigi Buffon, plot 20 milion euro.

Kohët e fundit kanë ardhur shumë oferta nga Rusia në drejtim të futbollisteve italian si përshembull, Zeniti i cili ofroi për Crishiton 14 milion euro ndërsa tani vjen kjo ofertë e Rubin Kazanit për Buffon.

20 milion euro duhet thënë se nuk janë pak për moshen që ka Buffon, por duke parë që ai është akoma ndër portierët më të mirë në botë, atëherë ekipi bardhezi i Juventusit duhet të mendohet dy herë para se të pranojë ofertën e Rusëve. /JUVENEWS.TK/