11 mars 2011

Roberto Mançini ia hap derën “Zonjës”

Një derë të hapur, edhe pse në mënyrë indirekte, për Juventusin. Këtë e ka pranuar vetë Roberto Mançini: “Leonardo tek Interi? Nuk e prisja që të shkonte, po punon mirë. Tashmë trajnerët mund të shkojnë kudo: një vit mund të drejtosh Interin dhe tjetrin Juventusin dhe kjo gjë vlen edhe për mua”.

Tekniku i Mançester Sitit nuk shikon asnjë skuadër tjetër përveç Milanit dhe Interit në luftën për titull: “Kampionati do të vendoset midis Interit dhe Milanit, do të jetë vendimtar derbi”.

Mançini ka folur edhe për Balotelin, me të cilin po punon që nga vera e kaluar në Angli pasi e ka bërë të debutojë me fanellën e Interit: “Këtë vit ka qenë i pafat për shkak të dëmtimit në gju, por mund të ndryshojë të gjitha ndeshjet nëse do”, ka thënë ish-trajneri i Interit.
/JUVENEWS.TK/