20 mars 2011

Quagliarella gati pas 1 muaji

Mund të jetë më e shkurtër nga c’pritej koha që ndan Fabio Quagliarella-n nga fusha. Një muaj pothuajse. Pritet një rikthim i tij në fund të Prillit, që do t’i lejonte të luante ¾ ndeshjet e fundit dhe të rikonfirmonte lojën e mirë të zhvilluar deri në Janar. Këto janë zërat e fundit që vijnë nga Vinovo, të raportuara edhe nga mediat.

Kjo pra do të jetë një mënyrë për të rikonfirmuar investimin 10 milion euro dhe për të shtuar një sulmues të rëndësishëm në repartin e avancuar, ku dëmtimet konstante të Iaquinta dhe Toni nuk na konfortojnë.

Për Fabio, fizioterapia vazhdon mirë dhe kjo është vënë re edhe në një video të mundësuar nga Juventusi. Një Fabio i karikuar dhe i gatshëm. Ne jemi shumë të gatshëm për ta ripërqafuar dhe mezi presim ta rishohim në fushat e blerta.
Forza Fabio! /fcjuventus-news/