16 mars 2011

Problemet e Juves nisën pas shkarkimit të Ranierit

Dodo Longhi, gazetar i Tele Lombardia komenton situatën aktuale të Juves. Pyetjes rreth shkaqeve të lojës së dobët të bardhezinjëve, ai i përgjigjet kështu:

“Sigurisht që askush nuk e priste që të shikonte një Juventus kaq të dobët për 2 vjet rresht. Kur gjërat shkojnë keq faji është përgjithësisht i drejtuesve dhe trajnerit.

Juventusi duhet të spastrojë skuadrën nga disa elementë që po zhgënjejnë prej vitesh dhe duhet të luftojë për gjëra të rëndësishme.

Problemet nisën para 2 vitesh kur u shkarkua Ranieri. Nën drejtimin e tij Juventusi po arrinte rezultate shumë të mira”

Një prononcim edhe rreth kampionatit:

“Surpriza është Napoli. Edhe po nuk fitoi këtë vit, kjo skuadër po nis një cikël të gjatë. Kampionatin do të fitojë Milani. Interi ka skuadër më të fortë, por po ta shikojmë kampionatin nga 29 Gushti deri sot, Milani ka qenë më konstant”- përfundon Longhi. /fcjuventus-news/