17 mars 2011

Pirlo drejt Juventusit?

Andrea Pirlo raportohet se është vetëm një hap afër largimit nga Milani për t’iu bashkuar rivalit të hidhur, Juventusit, gjatë verës.

La Stampa shkruan se Juventus do të nënshkruajë me mesfushorin Rossoner pasi ky i fundit nuk arriti marrëveshje për vazhdim të kontratës me ekipin aktual, që nuk dëshiron të mbulojë kërkesat financiare të lojtarit.

Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit dhe ai është lidhur me një largim nga San Siro. Pirlo dëshiron të vazhdojë kontratën, por vetëm nëse Milani i ofron atij një marrëveshje të vlefshme 5 milionë euro në vit.

Megjithatë, Rossonerët kanë refuzuar të plotësojnë këto kërkesa dhe kjo ka joshur interesimin e Juventusit. Zonja e vjetër e sheh mesfushorin si një shtesë të përkryer në ekip dhe tashmë ka kontaktuar me 32-vjeçarin.
/JUVENEWS.TK/