04 mars 2011

“Përgatitet sulmi për Hernanes”

Vjen nga Gjermania lajmi i rradhës mbi lëvizjet e mundshme të merkatos Juventine. Sipas 4-4-2.com, drejtuesit bardhezi duan të sjellin Hernanes në Torino këtë verë.

Si çelës për këtë marrveshje do të përdorej Sissoko i cili pëlqehet shumë nga Lacialët. Ish-lojtari i Sao Paolo është i lidhur me Lazio-n me një kontratë 5 vjeçare dhe kohët e fundit flitet edhe për një interesim të Real Madrid për të.

Hernanes do të përshtatej mjaft mirë ne lojën e Juventusit sepse është një fantazist që mund të luaj si sulmues i dytë, qendërmesfushor (tek Sao Paolo aktivizohej shpesh), mesfushor i majtë dhe si mbështetës pas 2 sulmuesve. /fcjuventus-news/