04 mars 2011

Për Clishy luftë Milan-Juventus

Lajme të rendesishme na vijne nga mediat Angleze për mbrojtesin e krahut të majtë të Arsenalit, Clishy.

Sipas zerave thuhet se mbrojtësi Francez është nxjerrë në shitje nga drejtuesit e klubit londinez dhe në ndjekje të tij janë vënë ekipet Italiane të Milanit dhe Juventusit.

Cmimi i kartonit të futbollistit arrin tek 15 milion euro por gjithsesi ky cmimi mund të ulet deri në 10 milion euro.

Si Milani ashtu dhe Juventusi vuajnë për një mbrojtës të krahut të majtë të tipit të Francezit, teknikë të lartë dhe shpejtesi të madhe.

Në këtë mënyrë pritet një luftë e ashpër ndërmjet këtyre dy ekipeve për të marrë shërbimet e tij, bënë të ditur për të gjith biankonerët web faqja:
/JUVENEWS.TK/