05 mars 2011

Parashikim: Juventus – Milan

Sot do të zhvillohet derbi i javës së 28-të në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit.

Këtë herë Lajmesport.com parashikimin ka vendosur të ju sjell pak më ndryshe sesa herave të kaluara… Shikojeni.

E keni ditur se?

Juventusi është në vendin e shtatë në Serie A me 41 pikë nga 27 ndeshje, me shtatë pikë më pak se Lazio që është në vendin e katërt vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Biankonerët kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Juventusi ka fituar vetëm një ndeshje nga katër të fundit kundër Milanit. Fitorja e fundit e Juves kundër Milanit ishte në San Siro, në tetor të vitit të kaluar.

Juventusi ka pranuar 21 gola në Olimpico në këtë sezon- më shumë se Cesena, Brescia dhe Bari që janë në tre vendet e fundit.

Milani e mposhti Napolin në ndeshjen e fundit me rezultat 3-0. Me këtë fitore Rosonerët e forcuan kreun me pesë pikë më shumë se Interi që është në vendin e dytë.

Milani e ka mbrojtjen më të fortë në Serie A duke pranuar vetëm 20 gola në këtë sezon. Gjithashtu Milani e ka edhe sulmin me të mirë duke shënuar plotë 49 gola.

Rosonerët nuk kanë pësuar humbje në 10 ndeshjet e fundit të Serie A.

Milani ka fituar 28 pikë nga 13 ndeshjet si mysafir, që e bënë atë klubin më të fortë në Serie A në ndeshjet si mysafir. Gjithashtu Milani ka edhe sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë në ndeshjet si mysafir.

Goli i Ibras në ndeshje kundër Juventusi ishte goli i tij i parë kundër ish-klubit të tij.

Takimi i fundit (30 Tetor, 2010)

Ndeshja e fundit ndërmjet Juves dhe Milanit ishte në Tetor të vitit të kaluar ku Juventusi e fitoi këtë takim me rezultat 2-1. Në minutën e 24 Quagliarella shënon për 1-0, ndërsa për të dyfishuar epërsine e Juves u përkujdes Del Piero i cili shënoi në minutën e 66.

Tetë minuta para përfundimit të takimit Ibrahimovic shënoi për 2-1.

Parashikim: Juventus 2-1 Milan

/JUVENEWS.TK/