04 mars 2011

Nesta: Kujdes nga Juvja “e plagosur”

Milani i këtij viti është ndërtuar “për të fituar gjithçka”, ka qenë fjala e Presidentit, Silvio Berluskoni, në fillim të sezonit dhe në fakt, duke parë ekipin e vendosur në dispozicion të Alegrit, falë ndërhyrjeve në merkato gjatë verës dhe dimrit (pavarësisht se ndonjë lojtar nuk mund të aktivizohet rregullisht në Europë), duket se ekziston baza për të qenë kompetitivë edhe përtej asaj që pritej.

Alesandro Nesta shprehet: “Kampionati i këtij sezoni është më shumë i arritshëm, për vetë faktin se si u ndërtua ekipi. Besoj realisht se do të jetë në duart tona deri në fund. Liga e Kampionëve, është më e vështirë dhe ndoshta, në këtë moment, nuk jemi të gatshëm për ta ngritur trofeun.

Nesta më pas paralajmëron shokët e ekipit përpara ndeshjes së ardhshme delikate në shtëpinë e Juventusit, që e japin si të “vdekur”: “Kur luajnë ndaj nesh, japin gjithmonë maksimumin. Është një skuadër e plagosur, e cila ka mbi shpinë rëndësinë e traditës në disa përballje, kështu që do të zbresë në fushë me një tjetër fokusim.

“Së fundi e mbyll me një dedikim për “binjakun” e tij, Tiago Silvën, me të cilin e ka bërë repartin difensiv të “djajve” praktikisht të pakalueshëm: “Për mua, kështu siç është bërë futbolli modern sot, është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Ka peshë, vrapon shumë dhe është i fortë, i ka të gjitha…”
/JUVENEWS.TK/