11 mars 2011

Napoli “blindon” Maxarrin deri në 2016-ën

Presidenti De Laurentis ka konfirmuar trajnerin e tij për pesë vitet e ardhshme

De Laurentis nuk ka qenë dakord dhe ka replikuar. Zërat që flasin për një kalim të Maxarrit te Juventusi e kanë bezdisur presidentin e Napolit: “Juventusi të qëndrojë në shtëpinë e vet. Maxarri është i blinduar për tre vite, përveç këtij që po mbaron.

Në 2016-ën do të riflitet për këtë”. Numri një i klubit napoletan është rikthyer të flasë për një renditje “pa favore”: “Jam bazuar te shkrimet e gazetave dhe kam kuptuar se bota e futbollit në Itali rrotullohet në dy mënyra. Shtypi, ndër të tjera, i jep hapësirë vetëm skuadrave të mëdha, nuk është korrekte.

Unë kam bërë një arsyetim në lidhje me deklarata të ndryshme që kam dëgjuar të bëhen rreth e rrotull. Kam cituar një klasifikim, të bërë nga gazetat, sipas të cilit, Napoli dhe Palermo do të kishin pasur pozicione të ndryshme dhe më të mira në krahasim me këto që kanë tani”. Më pas, presidenti i Napolit ka shpërndarë përgjegjësitë:

“Flitet vetëm për dy-tre skuadra, pjesa më e madhe e faqeve të gazetave ose hapësirave televizive janë të zëna gjithmonë nga tri skuadra, gjë që sipas mendimit tim, nuk është korrekte”. Napoli vjen nga një sezon pozitiv, që do të konsiderohet i tillë edhe me një kualifikim në Ligën e Europës:

“Napoli në 2004-ën nuk ekzistonte, për këtë arsye nuk është e thënë që ne tani duhet të luftojmë për gjithçka si dy skuadrat e tjera. Skuadra ime do të bëjë punën e saj edhe nëse do të përmirësojë vetëm pozicionin e sezonit të kaluar: na mjafton të dalim të pestët”. Në vazhdim, De Laurentis, është kthyer të flasë për zërat në lidhje me Maxarrin:

“Ajo që më duket e pështirë është që të jepet si e sigurtë se gjithçka mund të shitet ose blihet. Maxarri nuk është në merkato, nëse ai do të largohet në 2016-ën do të jetë i lirë”, ka thënë presidenti napoletan.
/JUVENEWS.TK/