16 mars 2011

Moxhi: "Cesena-Juventus dukej si një ndeshje provincialësh!"


Po afrohet gjithmonë e më shumë momenti në të cilin, në qershorin e ardhshëm, do të skadojë skualifikimi 5-vjeçar, që i është dhënë Luçiano Moxhit në gjyqin sportiv të Calciopolit, dhe në pritje për t'u rikthyer plotësisht në botën që e ka parë protagonist në dy dekadat e fundit, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit vazhdon aktivitetin e tij si opinionist ku nuk mungon të kryejë akuza të rënda.

Duke folur për ndeshjet e fundjavës së shkuar në kampionatin italian, në televizionin "Gold Tv", Moxhi si zakonisht ka analizuar problemet kryesore të javes dhe nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj Zonjës së Vjetër: "Kundër Cesenës, në ndryshim me ndeshje të tjera, skuadra bardhezi është prezantuar në fushën e lojës me karakter, por nuk ka arritur gjithsesi të fshehë limitet e mëdha strukturale që ka skuadra.

Një skuadër totalisht e çekuilibruar në mbrojtje dhe në mesfushë, me një Kielini që është shumë i lodhur dhe nuk mban dot më. Kjo skuadër jeton vetëm nga talenti i Del Pieros dhe maksimalisht mund të luftojë për një vend në Europa Ligë sezonin e ardhshëm.

Të largohet Luixhi Del Neri në këtë moment?

Nuk do të shërbente për asgjë ky ndryshim.

Pa një grup me lojtarë cilësorë kush mund të kryejë një punë më të mirë sesa ai?

Ndërmjet Juventusit dhe Cesenës në fushë shikoheshin dy skuadra të ngjashme… Dukej pothuajse një ndeshje ndërmjet dy skuadrave provinciale!". Një kapitull më vete është ai në lidhje me polemikat e mëdha ndërmjet klubit nga rruga "Galileo Ferraris" dhe 'ish-gazetës së saj kryesore të referimit'…

"Komunikata e shoqërisë kundër gazetës "Tuttosport"?

Një gjë pak simpatike dhe shumë e gabuar, sepse Juventusi aktual nuk shikohet dot me sy. Më duket, ndërkohë e drejtë të sjell në qendër të vëmendjes edhe pyetjen e atyre që kërkojnë se përse shoqëria bardhezi nuk ka kryer më parë një komunikatë kundër 'Gazzetta dello Sport' për mënyrën sesi e ka trajtuar Calciopolin dhe tashmë procesin në Napoli!". Luçiano Moxhi në fund të komentit të tij i ka dërguar një kartolinë Aurelio De Laurentis: "Kur fitonte, presidentit të Napolit i dukej gjithçka shumë mirë dhe fliste shumë shpesh për një futboll të pastër.

Por, ndërkohë tani ka kërcënuar se do të largohet jashtë, sepse kampionati italian kërkojnë ta fitojnë gjithmonë të njëjtat skuadra?

Janë edhe deklarata të tilla kaq qesharake, që kanë bërë të lindë Calciopoli, duke ngatërruar idetë me njerëzit! Ndërkohë, duke parë ndeshjen kundër Parmës, akuzat që ai ka shprehur në media i kanë shërbyer për të përfituar sapo pak…".
/JUVENEWS.TK/