03 mars 2011

Morati: Në ndeshjen Juventus-Milan do të bëj tifo për bardhezinjtë

- Është me të vërtetë shumë e vështirë për Masimo Moratin të vendosë për kë do të bëjë tifo të shtunën në mbrëmje gjatë ndeshjes që do të luajë Juventusi kundër Milanit kryesues. Në fund, presidenti zikaltër ka lënë të kuptojnë gazetarët se kush është preferenca e tij për këtë super ndeshje: "Nga janari jemi duke zhvilluar një kampionat shumë të mirë. Jam shumë krenar për djemtë dhe për Leonardon.

Tani që jemi afruar akoma më shumë me majat e klasifikimit jemi akoma edhe më të motivuar. Tani duhet të shkojmë përpara me të njëjtin ritëm, duke kërkuar t'i mbajmë këmbët në tokë, sepse e dimë që ekziston edhe rreziku për t'u larguar nga kreu i klasifikimit. Milani është duke kryer një punë të madhe, duhet të shpresojmë që të humbasë pikë rrugës, ka shpjeguar Morati gjatë ceremonisë për dorëzimin e Ambrogino d'Oro. Nuk e di ende, nëse do ta shikoj ndeshjen të shtunën në televizion.

Do të bëj tifo për skuadrën që luan më mirë. Dhe besoj qëm bardhezinjtë do të kenë për detyrë dhe të gjithë motivimet e duhura për të arritur të mundin Milanin". Numri një i skuadrës zikaltër nuk ka kursyer një provokim edhe për ish-të preferuarin e tijm Zlatan Ibrahimoviç, që kishte folur disa ditë më parë për "një Milan historikisht më të fortë sesa Interi": "Interi është Milano, tifozët e Interit janë konsideruar gjithmonë milanezët e vërtetë, është shprehur Morati, duke ju përgjigjur në këtë mënyrë sulmuesit suedez, që më parë ka luajtur tre sezone për Interin.

Interi ka përfaqësuar gjithmonë krenarinë e sportit milanez, ka më shumë mbështetës Interi në qytet sesa Milani, edhe se më pas, gjithsesi, skuadra kuqezi ka arritur rezultate që nuk duhet t'ia mohojmë. Në çdo rast, është një detyrë për ne sot të provojmë të rikthejmë në shtëpi atë që na ka dhënë gëzim, fitoren: është një detyrë e jona dhe jam shumë i lumtur që e ndjek ende këtë".
/JUVENEWS.TK/