18 mars 2011

Moggi: “ Scudetto i 2006 do t’i rikthehet Juves”

Rreth seancës së rëndësishme të së Martës nga Calciopoli u lexuan shumë gjëra nga ku shumëkush nxjerr përfundimet sipas leverdive personale. E vetmja shpresë dhe mundësi suksesi të Juves në kompeticionet e ndryshme, por edhe në planin juridik, quhet Luciano Moggi.

Big Luciano si gjithmonë di të ndezi ambjentin rreth tij dhe të injektojë doza shprese tek tifozët juventinë, që prej 5 vitesh po ndjejnë mungesën e atij suksesi të garantuar që ishte aq i pranishëm në periudhën kur ai ishte në vend të aktualit Marotta.

Moggi, shprehet se në bazë të fakteve që ka grumbulluar, do të lëkundet shumë opinioni publik dhe madje mund të ndryshohen edhe hierarkitë në futbollin italian.

Sipas Moggi-t, Gjykata e Napolit nuk e ka kryer mirë detyrën e saj dhe shumë shpejt cdo gjë do të dali në dritë. Moggi shprehet i bindur se Scudetto i 2006 do t’i rikthehet “Zonjës së Vjetër” dhe se shumë ekipe që nuk kanë paguar në 2006-ën (inter në krye), do t’i lajnë hesapet në 2011. /fcjuventus-news/