03 mars 2011

“Milani na merr lojtarët, Marotta vështron”

Milani po mposht Juventusin në beteja të shumta në merkato. Për të tretën herë brenda pak orëve Milani lë Marotta-n dhe stafin e tij me gisht në gojë. Pas Mexes, Sakho, tani rradha i përket Taye Taiwo, mbojtësi i majtë 25vjecar i Marseille.

Duket se Taiwo është një hap larg Milanit. Sipas “Corriere dello Sport”, nigeriani është bllokuar nga Milan, të cilët kanë vendosur që ai do të zërë vendin e ekstrakomunitarit që kanë në dispozicion këtë vit. Taiwo ishte në skadencë kontrate këtë 30 Qershor dhe Milani e merr edhe atë, ashtu si Mexes dhe Sakho me parametër 0. /fcjuventus-news.tk/