20 mars 2011

Merkato, Maskerano, objektivi i parë për mesfushën

Në shtëpinë e Juventusit, edhe pse sezoni nuk ka përfunduar akoma, ka filluar kursimi i disa të hollave. Drejtori sportiv bardhezi, Bepe Marota, ka deklaruar qartësisht se ka bërë disa gabime në fushatën e përforcimeve: janë shpenzuar shumë (ose mund të shpenzohen shumë) për lojtarë të tillë si Martinez, Pepe, Bonuçi, Mota dhe Traore.

Përveç kësaj, Juventusi i sezonit të kaluar duhet të nisë nga lojtarët në vijim: Bufon, Sorensen, Kielini, Barzalji, Bonuçi, De Çelje, Krasiç, Markizio, Kualjarela, Matri dhe ndoshta Akuilani, për të cilin po punohet për të ulur kërkesën prej 16 milionë nga Liverpul.

Përforcimet e ardhshme do të nisin me prioritetin për një mesfushor, ku objektivat kryesorë janë Andrea Pirlo dhe Havier Maskerano. Për të parin do të duhet të zgjidhet çështja e pagës (rreth 5 milionë), ndërsa për të dytin duhet të bindin as më pak dhe as më shumë, por Barcelonën (ku lojtari argjentinas nuk ka mundur të sigurojë një vend stabël mes titullarëve), teksa ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar ndryshimin e ambientit, duke pranuar se dështoi në La Liga.

Për krahun e majtë është gjithmonë e më pranë braziliani i Lionit, Bastos. Ndërsa në sulm pëlqehen si Xhilardino, ashtu edhe Borrielo, por sytë janë hedhur edhe jashtë Italisë, tek Benzema dhe Hulku i Portos.
/FCJUVENEWS.TK/