03 mars 2011

Melo: Nuk duhet të gabojmë

Lojtari i Juventusit, Felipe Melo i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se ata nuk duhet të gabojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Milanit.

Juventusi pret Milanin të shtunën në derbin e javës së 28-të të Serie A, ndërsa Melo ka shprehur dëshirën e tij për ta fituar këtë ndeshje.

“0% gabime. Milani është një klub shumë i rrezikshëm, dhe nëse ne bëjmë gabime ata do të na ‘vrasin’ neve”.

“Ne duhet të luajmë sikurse në ndeshjen e parë kundër tyre dhe duhet të japim maksimumin nga vetja jonë. Fansat nuk janë të gëzuar sepse ne kemi humbur dy ndeshje rradhazi. Tani është rradha e jonë të rikthejmë besimin e tyre”, tha Melo.
/JUVENEWS.TK/